Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend

Deputetët të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë në Kuvend, ku pritet të fillojë së shpejti seanca për ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Në Kuvend, ndodhen deputetët e Listës serbe dhe disa të opozitës, edhe pse patën paralajmëruar bojkotimin e seancës.
Në këtë seancë pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. /Telegrafi/