Deputetët e PDK-së mblidhen për të mbajtur takim

Deri sa është raportuar se administrata e Kuvendit të Kosovës është larguar nga objekti, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë mbledhur të pashqetësuar për të mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie.
Deputeti Bekim Haxhiu ka postuar një foto ne rrjetin social Facebook, ku shihet një pjese e grupit parlamentar të PDK-së duke u bërë gati për mbledhje, raporton Gazeta Fjala.
“Po fillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar,” ka njoftuar Haxhiu./Gazeta Fjala/