Deputetët e opozitës të parët në sallë

Deputetët e tri partive opozitare kanë nisur të futen në sallën e Kuvendit.
Tre liderët e VV-së, AAK-së dhe Nismës më herët kanë mbajtur një takim për të marrë një vendim për hapat e ardhshëm në seancë.
Për t’u futur në sallë, deputetët kanë kaluar masa të rrepta të sigurisë.
Në sallë kanë nisur të hyjnë edhe deputetët e pozitës.
Pas takimit, Visar Ymeri, kryetari i VV-së, ka thënë se opozita do ta vazhdojë bllokadën në Kuvend.