Deputetët e LDK-së thumbojnë Kujtim Shalën

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është thumbuar me pyetje në seancën e Kuvendit të Kosovës vetëm nga deputetet e LDK-së, parti prej nga vjen edhe ai. Fillimisht e ka pyetur rreth programit të rinisë 2013-2017 çka po ndodhë me të deputetja Teuta Rugova, përderisa ai ka shpjeguar se po punohet në avancimin e atij programi. Por, zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së më pas është bërë nervoz nga deputetja Alma Lama e cila e ka pyetur atë se çka po ndodhë me kthimin e Artefakteve të Kosovës, a po negociohet me Serbinë për këtë. Shala ka qenë mjaft kategorik në këtë çështje. “Jo, s’po negociohet dhe s’ka çka negociohet me Serbinë për këtë çështje. Po kërkohet që ati të kthehen”, tha thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-e-ldk-se-thumbojne-kujtim-shalen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala