Deputetët e “droguar e të dehur”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e legjislativit kanë rënë deri në atë “derexhe”, saqë ngritën dyshime që ata të kenë qenë të droguar dhe nën ndikim të alkoolit në seancën e fundit maratonike, në të cilën disa hodhën disa herë gaz lotsjellës. Tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme të pushtetit dhe opozitës tashmë nuk përbëjnë lajm, por seanca e fundit plenare e Kuvendit ka nxjerrë në sipërfaqe diçka të pazakontë.
Pushteti ka drejtuar “gishtin” mbi deputetët e opozitës se nën ndikimin e drogës e të alkoolit, madje edhe të armatosur, po bëjnë veprime të dhunshme brenda sallës së Kuvendit, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

I pari që ngriti çështjen e përdorimit të alkoolit nga deputetët opozitarë ishte zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, i cili është edhe lider i PDK-së. Ai tha se në Kuvendin e Kosovës ka veprime të dehjes së disa deputetëve të opozitës.

“Në Kuvend ka veprime të dehjes, për çka është e nevojshme t’iu bëhet një test i alkoolit, se në çfarë gjendje futen deputetët në Kuvend të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar që deputetët e opozitës të kenë qenë edhe të armatosur. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-e-droguar-e-te-dehur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala