Deputetët e ambasadorë fillojnë hyjnë në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Tanimë deputetët e subjekteve politike kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku sot do të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.

Deputetët e parë që u panë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë Nuredin Ibishi, Elmi Reqisa, Pal Leka, Nait Hasani. Ndërkohë, mediat nuk po lejohen të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit deri në ora 9:40, edhe pse PDK ka paralajmëruar një takim të grupit në ora 9:30.

Ndërkohë, edhe ambasadorja e Francës dhe ai i Italisë tashmë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deputetet-e-ambasadore-fillojne-hyjne-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala