Deputetët dhe kushdo që hynë në Kuvend do t’i nënshtrohen kontrollit (Dokument)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ka thënë se çdo individ që hyn në kuvend obligohet t’i nënshtrohet kontrollit, të gjitha bagazhet, e edhe kontroll trupor.
Kurse, Xhavit Haliti ka thënë se për t’u ekzekutuar ky vendim duhet të ndërrohen policët te hyrja për çdo javë.
“Propozoj që punonjësit e policisë të ndërrohen çdo javë, në mënyrë që të mos krijohen miqësi në mes tyre dhe personave që hyjnë në kuvend”, ka thënë Haliti.
Shtimi i masave të sigurisë, po bëhet pas incidenteve të fundit në sallën e Kuvend të krijuara nga protestat e partive opozitare, të cilat po i bllokojnë punimet, duke kërkuar shfuqizimin e marrëveshjeve me serbët, posaqërisht atë me Asociacionin e Komunave serbe.
Vendimi hyn në fuqi që nga dita e miratimit nga kryesia (sot). /lajmi.net/