Depozitat arrijnë në 2.57 miliardë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se janë rritur depozitat në sektorin bankar, ku në mars të 2015-ës kanë arritur vlerën 2.57 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 5.9 për qind, por në vitin 2014, kishte rritje prej 7.1 për qind.

“Faktori kryesor që mund të ketë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së depozitave mund të jetë rënia e theksuar e normës së interesit në depozita që po karakterizon sektorin bankar. Ndikim në ngadalësimin e rritjes së depozitave mund të ketë pasur edhe rritja e emigrimit nga Kosova në muajt e parë të vitit 2015. Struktura e depozitave në sektorin bankar vazhdon të dominohet nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 74. 0 për qind të gjithsej depozitave”, është thënë në raportin e Banka Qendrore për vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Sipas BQK-së, kategoria e dytë për nga pesha në strukturë është ajo e depozitave të ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 20.3 për qind në gjithsej depozitat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/depozitat-arrijne-ne-2-57-miliarde-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala