Dënohet Nexhat Demaku me 1.6 vite burg

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Bashkë me të, i akuzuari tjetër Mehdi Kurumeli është dënuar me 1 vit ndërsa Shefqet Morina është liruar nga akuzat.

Demaku akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele toke prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën, ndërsa Gjykata Supreme e vlerësoi private. Në këtë pronë është ndërtuar një shkollë publike.

Mehdi Kurrumeli është drejtor në Shërbimin Kadastral të Komunës së Drenasit ndërsa Shefqet Morina, referent për ndërrime kadastrale në këtë komunë.

Demaku është kryetari i katërt i një komune që qeveriset nga PDK që dënohet me burg.

Para tij, dënim nga gjykata kanë marrë edhe ish kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohet-nexhat-demaku-me-1-6-vite-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala