Dënohet me një vit e nëntë muaj burgë pasi mashtroi komunën

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata  për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj,  kanë shpallur fajtor A.Z,  duke e dënuar me burgimi në kohëzgjatje prej  një vit e nëntë muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 3.000 euro. Këtë dënim A.Z, e ka marrë për veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 si dhe veprës penale mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve,nga neni 289 paragrafi2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “I pandehuri A.Z  në cilësinë e pronarit të ndërmarrjes NNP.”Liridoni”, ka qenë fitues i kontratës me koncesion, me komunën e Ferizajt për finalizimin e objektit banesor dhe afarist P+5 në rr.”AhmetKaqiku” – Ferizaj”, thuhët në njoftmin e Gjykatës.

I pandehuri është shpallur fajtor dhe dënuar me dënim burgimi për veprat penale të sipër papërmendura për shkak se:

             më 05.08.2001, në Ferizaj me anë të paraqitjes së rreme si pronar i banesave që gjenden ne objektin P+5 në rr.”AhmetKaqiku”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore duke ju shkaktuar dëme materiale personave tjerë e ka mashtruar të dëmtuarin V.M për shitjen e banesës së katit të parë në vlerë prej 40.470.00 euro dhe ka marr para nga i dëmtuari V.M edhe pse e ka ditur se banesat nuk janë pronë e tij por anë pronë e Komunës së Ferizajt.

 

             më dt. 14.07.2011 me anë të paraqitjes së rreme si pronarë i po të njëjtës ndërtesë, e ka mashtruar të dëmtuarin D.O dhe ka marr para nga i dëmtuari në vlerë prej 44.940.00 euro edhe pse e ka ditur se banesat nuk janë pronë e tij por e Komunës së Ferizajt.

 

             më dt.06.02.2012 me anë të paraqitjes së rreme si pronarë i po të njëjtës ndërtesë, e ka mashtruar të dëmtuarin F.U dhe ka marr para në vlerë prej 31.290.00 euro edhe pse e ka ditur se banesat nuk janë pronë e tij por e Komunës së Ferizajt.

 

             më d.t 26.02.2012  me anë të paraqitjes së rreme si pronarë i po të njëjtës ndërtesë, e ka mashtruar të dëmtuarin M.R të cilit i ka marr para në vlerë prej 26.000.00 euro edhe pse e ka ditur se banesat nuk janë pronë e tij por e Komunës së Ferizajt.

 

             më dt. 01.10.2013 i pandehuri A.Z  me anë të paraqitjes së rreme si pronarë i po të njëjtës ndërtesë, e ka mashtruar të dëmtuarin G.N të cilit i ka marr para në vlerë prej 35.040.00 euro edhe pse e ka ditur se banesat nuk janë pronë e tij por e Komunës së Ferizajt, me çka ka kryer veprën penale në vazhdim mashtrimi nga neni 335 par.2 të KPRK-së..

 

             Gjithashtu i pandehuri duke mashtruar të dëmtuarit, i ka shkaktuar dëme kreditorit – buxhetit të Komunës së Ferizajt i cili ka lidhur kontrata të rrejshme me të dëmtuarit F.U, D.O, V.M, G.N dhe L.M, me çka ka kryer veprën penale mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve nga neni 289 par.2 të KPRK-së

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohet-me-nje-vit-nente-muaj-burge-pasi-mashtroi-komunen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala