Katër vite burg për personin që tentoi të vriste gazetarin Milot Hasimja

Autori:Avdyl Pajaziti

Sovran Syla është dënuar me katër vite burg dhe gjobë në vlerë 1000 euro për sulmin ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimja.

Ky është dënimi pas reduktimit të tij, me kërkesë të gazetarit Hasimja, pranimit të fajësisë dhe kërkimfaljes nga i pandehuri Syla.

Të mërkurën, i pandehuri, Sovran Syla ka pranuar kryerjen e veprës për të cilën ka thënë se e ka bërë pa kontroll, dhe i ka kërkuar falje gazetarit Hasimja, njofton Klan Kosova.

Në po të njëjtën seancë i dëmtuari Hasimja ka kërkuar nga gjykata që me rastin e marrjes së vendimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, për shkak të gjendjes emocionale të të akuzuarit.

Syla e kishte sulmuar me thikë gazetarin Hasimja në vendin e tij të punës, duke e qëlluar në kokë. Deri te sulmi kishte ardhur pas një kronike të transmetuar në Klan Kosova, ku protagonist ishte i riu Syla.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohet-me-kater-vjet-burg-personi-qe-tentoi-te-vriste-gazetarin-milot-hasimja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala