Dënohet me burg të përjetshëm autori i vrasjes së turistëve çekë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Shkodrës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Më herët autori kishte kërkuar mëshirë, duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes tronditëse.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 korrik të këtij viti në Dukagjin, ku Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën të vrarë në automjetin e tyre. Pas hetimeve policia zbuloi menjëherë autorin e krimit, Sokol Mjacaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar. Ai ka rrëfyer se nuk ka dashur të vrasë turistët, por vetëm tu merrte atyre makinën./ Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohet-me-burg-te-perjetshem-autori-i-vrasjes-se-turisteve-ceke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala