Dënohet me 1535 vite burg

Autori:Zekirja Shabani

Përdhunuesi serial Albert Morake 35 vjec është dënuar me mbi 1500 vite burg, pasi është shpallur fajtor për dhunimin e 29 grave. Vendimi i rrallë është dhënë nga Gjykata në Johanesburg.

Morake u deklarua i pafajshëm, por është akuzuar për 175 vepra: 30 dhunime (një grua e ka përdhunuar dy herë), 41 pengmarrje, 24 grabitje, tri tentim-grabitje dhe një tentim vrasje. Ai është shpallur fajtor për 144 akuzat që i janë drejtuar.

Gjykata Supreme në Johaneburg të Afrikës Jugore e ka dënuar atë me 30 vuajtje dënimi të përjetshëm, 15 vjet për secilën grabitje, 10 vjet për tentim vrasje, me nga pesë vjet për secilën pengmarrje dhe pesë vjet për armëmbajtje pa leje. E gjitha kjo është 1535 vjet burg.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohet-me-1500-vite-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala