Dënohen me nga 300 euro të rinjët që thirrën “Ulqini është Kosovë”

Autori:Zekirja Shabani

Pesë qytetarë të rinj nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani janë dënuar me nga 300 euro pasi natën në mes të dieles dhe të hënës  në Ranë të Ulqinit thërrisnin “Ulqini është Kosovë”.

Siç shkran Vijesti, të pesë të rinjtë janë arrestuar nga policia e cila më parë është njoftuar se të rinjtë prishnin qetesinë publike.

Përveç të rinjëve nga Kosova kanë pësuar edhe familjet ulqinake tek të cilët kanë qenë të vendosur të rinjtë pasi ata nuk kishin lajmëruar mysafirët. Dënimet e pronareve të shtëpive janë nga 150 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohen-me-nga-300-euro-te-rinjet-qe-thirren-ulqini-eshte-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala