Dënohen djemtë e Adem Grabovcit

Autori:Zekirja Shabani

Dy vëllezërit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci, u dënuan fillimisht me nga gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjetën fajtorë për rrahjen e një polici në shkurt të vitit 2013.

Dënimin për djemtë e deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, e konfirmoi për KALLXO.com avokati mbrojtës i Guxim Grabovcit, Hasan Jashari, i cili megjithatë njoftoi se dënimi ishte konvertuar në para për të shmangur burgimin.

“I mbrojturi im dhe vëllai i tij janë dënuar me nga gjashtë muaj burg për secilin, mirëpo me kërkesën e mbrojtjes, duke u bazuar në dispozitat ligjore, ky dënim u është kthyer në dënim me gjobë në lartësi prej tremijë euro për secilin”, tha Jashari.

Kjo do të thotë se për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve është tremijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denohen-djemte-e-adem-grabovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala