Dënimet e para me burg të përjetshëm në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot është shpall aktgjykimi në çështjen penale të, tani të akuzuarve Emin Krasniqi, Astrit Mehmeti dhe Festina Cakolli, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë nga neni 179 par.nënpar.1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së të kryer me datën 12.10.2014, njofton kumtesa nga Gjykata.

Të akuzuarit Emin Krasniqi dhe Astrit Mehmeti janë shpall fajtor dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa e mitura Festina Cakolli është dënuar me 9 (nëntë) vite e 10 (dhjetë) muaj .

Aktakuza i ngarkon se me datën 12.10.2014 tre të akuzuarit pas marrëveshjes paraprake në mes tyre dhe me qellim të përfitimit të dobisë pasurore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Melvin Ajdinoviq i moshës 24 vjeç.

Ky është shqiptimi i parë i dënimit me burgim të përjetshëm në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/denimet-e-para-me-burg-te-perjetshem-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala