Dëmtohen makinat e kosovarëve në Ulqin (Foto)

Një akti i shëmtuar ka ndodhur në këtë fundsezoni në Plazhin e madh të Ulqinit, saktësisht në plazhin “Coco Beach”, ku katër automjeteve, pronarë të të cilave janë shqiptarë nga Kosova u janë dëmtuar automjetet.
Xhamat e thyer, karroceria e gërvishtur, ku mbi të kishin shkruar shkrimin katër c, që është simboli i “çetnikëve” dhe pasqyra të thyera ishin disa nga dëmtimet e konsiderueshme që u janë bërë automjeteve.
Policia rreth drekës ka ardhur në vendngjarje por dëshmitarë të rastit nuk ka pasur, transmeton Gazeta Fjala
Sipas të gjitha gjasave qëllimi i keqbërësve nuk ka qenë vjedhja por shkaktimi i dëmit material dhe shfryerja e urrejtjes.
.