Demolli: Jemi gati për FAK-un, presim vendimin e parlamentit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli prit sot në takim, Ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, Istvan Simicsko .

Me këtë rast Demolli shprehu falënderimin për gatishmërinë e palës hungareze që bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë të jetë bilateral, pra të formatizohet dhe të konkretizohet me nënshkrimin nga të dyja palët në një të ardhme të afërt.

Ai tha gjithashtu se me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes me Hungarinë, Kosova do ta krijonte  një hartë pozitive të bashkëpunimit në Ballkan dhe Evropën Juglindore, sepse shtoi ministri ne “veçse kemi marrëveshje me shumë partner tanë strategjik që janë edhe vende anëtare të NATO-s”

I pari i ministrisë së FSK-së e njoftoi zyrtarin e lartë hungarez edhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke ia bërë të ditur se i tërë procesi i transformimit do të jetë transparent dhe se do të bëhet në koordinim me partnerët strategjik.

Ministri i Forcës së Sigurisë shtoi se janë kryer të gjitha përgatitjet dhe se tani i mbetet parlamentit të Kosovë të vendosë për transformimin, por ai konfirmoi edhe një herë se Forca e Armatosur do të jetë forcë mbrojtëse, forcë kontribuuese për ruajtjen e paqes në vend dhe rajon si dhe do të jetë forcë e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Nga ana e tij ministri hungarez i Mbrojtjes,  Istvan Simicsko  tha se Hungaria ka njohur pavarësinë e Kosovë, njeh përparimet që ka bërë Kosova në të gjitha drejtimet.

Ai tha se nuk i ka penguar asgjë që vendi i tij t`ia jep Kosovës votën pro në UNESCO,transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/demolli-jemi-gati-per-fak-un-presim-vendimin-e-parlamentit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala