Demolli e Yagcilar flasin për pagat

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli ka pritur në takim, ministrin për Ministrinë Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar.

Ata biseduan lidhur me bashkëpunimin dhe koordinimin për hartimin e Projektligjit për Pagat.

Në takimin e ministrave Demolli dhe Yagcilar, u diskutua mbi sistemin e tanishëm të pagave për nëpunësit publik në Ministrinë për Forcën e Sigurisë dhe Forcën e Sigurisë, si dhe të gjithë nëpunësit publik në institucionet e vendit. Ministri Demolli dhe ministri Yagcilar diskutuan ide të reja, e gjithashtu u fokusuan edhe në gjetjen e modaliteteve për implementimin sa më të mirë të këtij projektligji.

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Financave është në fazën e përfundimit të Projektligjit për Pagat dhe gjithashtu takimi i së mërkurës u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit me të gjitha ministritë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/demolli-e-yagcilar-flasin-per-pagat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala