Demolli: Bataloni serb brenda FSK-s, thashetheme

Ministri i Forcës së Sigurisë, ka mohuar lajmin se gjatë shndërrimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) do të ketë një batalion të veriut me serbë.
Demolli ka thënë se deri më sot askush nuk ia ka kërkuar një gjë të të tillë.
“Për shkak të përfoljeve të shumta të lajmit mua si ministër të FSK-së askush deri më sot, nga ndërkombëtarët apo nga vendorët, nuk më ka bërë një kërkesë apo propozim të tillë. FSK-ja aktuale po edhe e ardhmja, konformë rregullave reflekton diverzitet nga të gjitha grupet etnike”, ka thënë Demolli në Kuvend gjatë seancës.