Demir Ngucati mori hakun për Isa Boletinin

Autori:Avdyl Pajaziti

Heroi kombëtar Isa Boletini, nuk ka shkuar gjakhumbur, siç zakonisht thuhet për ata që vriten e nuk u merret haku. Ishte Demir Ngucati nga Marina e Skenderajt, i cili në nëntorin e vitit 1943, 27 vjet pas vrasjes së Isa Boletinit në Podgoricë, ka nxjerrë gjakun.

Në të vërtetë, ishte Mehmet Gradica, ai i cili kishte kërkuar vullnetarë që të shkojnë e ta vrasin “çetnikun” Nikolla Gjillas, i cili jetonte qetë në një shtëpi në qytetin e Skenderajt, që asokohe njihej si Serbica.

“Pse po shkoni me ba luftë në Koloshin, këtu e kemi një çetnik të cilin duhet ta vrasim, e ai është Nikolla Gjillas, i cili po organizon grupe çetnike. Ne (Mehmeti me xhandarët e tij) nuk kemi mundësi ta vrasim, sepse atë po e mbron Xhafer Deva, me kërkesë të gjermanëve, por duhet këtë ta bëjë dikush nga civilët”, citon fjalët e Mehmet Gradicës, Jetullah Ngucati, tani 82-vjeç, i cili është nip i Demirit. Sipas tij, Demiri ishte paraqitur vullnetar dhe ai i kishte thënë Mehmet Gradicës: “Unë shkoj edhe e vras, nuk shkoj në Koloshin pa e vra Nikollën”/Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/demir-ngucati-mori-hakun-per-isa-boletinin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala