Dëme të mëdha në rrejt të energjis elektrike

Autori:Zekirja Shabani

Erërat e forta dhe të reshurat që kanë përfshirë vendin sot përveç shumë dëmeve në shtëpi dhe objekte tjera, shkaktuan shumë prishje në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike. KEDS ka njoftuar se janë raportuar shumë prishje në tensionin e mesëm, ndërsa numri i prishjeve në nivelin e tensionit të ulët mund të jetë më i madh.

“Në raste të tilla emergjente, ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe kemi shtuar numrin e ekipeve në terren për të rregulluar prishjet. Përvec ekipeve të prishjeve në ndihmë u kanë ardhur edhe ekipet e mirëmbajtjes”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Zyrtarët e këtij institucioni kanë bërë të ditur se janë duke bërë të pamundurën që të gjitha këto prishje t’i rregullojnë në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor.

“Luten të gjithë qytetarët të lajmërojnë prishjet në Qendrën e Thirrjeve të KEDS, (në telefonat 038 501 701 1000; 038 791 000), me qëllim që intervenimi të bëhet në kohën sa më të shkurtër, deri sa i falenderojmë të gjithë që në vazhdimësi po lajmërojnë prishjet e shkaktuara nga moti i ligë”, thuhet në njoftim.

KEDS njofton se vazhdojnë të jenë në gjendje të plotë gatishmërie për t’u përballur me të gjitha problemet në mënyrën më profesionale dhe më të shpejtë të mundshme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deme-te-medha-ne-rrejt-te-energjis-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala