Dembelët e Malishevës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka konstatuar se prej 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, 22 janë pasivë. Kjo është publikuar në “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të kuvendarëve.
Sipas KDI, anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë janë: Islam Vrenezi (IQM) me 0.0 %, Floriana Demaj (IQM) me 0.0 %, Rifat Mazreku (IQM) me 0.0 %, Liridona Maloku (IQM) me 0.0 %, Florentina Zulfaj (PDK) me 0.0 %, Bekim Hoti (PDK) me 0.0 %, dhe Donjeta Foniqi (LVV) me 0.0 % të notimit të përgjithshëm.
KDI-i ka konstatuar se “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Malishevë janë: Muhamet Bytyqi (LVV) me 23.5 %, Januz Kastrati (LDK) me 12.6 % dhe Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 11.8 %”.
Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, drejtuar ekzekutivit komunal, sipas KDI në këtë periudhë janë bërë gjithsej 87 pyetje, nga të cilat 46 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës derisa 54 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të kësaj komune”.