Deliu: “Vizita e Dikoviqit në Kosovë është fyerje”

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka konsideruar si fyerje për Kosovën, vizitën e Dikoviqit.
Deliu ka thënë se Dikoviq është përgjegjësi kryesor për gjenocid në Kosovë, gjë që është dëshmuar nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.
Postimi i Blerta Deliu në Facebook:
Vizita e Dikoviqit në Kosovë është fyerje dhe poshtërim për viktimat dhe për qytetarët e Kosovës.
Gjenerali famkeq me të kaluaren e tij kriminale është përgjegjësi kryesor për gjenocid, vrasje, dhunime, madje ai është përgjegjës edhe për fshehje të gjurmëve të krimit.
Aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi kanë ofruar dëshmi në bazë të të cilave Dikoviq akuzohet drejtpërdrejt për pjesëmarrje dhe urdhërdhënje të masakrës së Rezallës, Çikatovës, e fshatrave tjera në Drenicë.