Deliu-Kodra: “Po krijohet ambient i mirë për gratë në vendimmarrje”

Kryesuesja e Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu Kodra është dukë marrë pjesë në “Javën e Gruas“ e cila po mbahet në Londër.
Në këtë takim po diskutohet për gjendjen e grave në 20 shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Deliu-Kodra me këtë rast ka diskutuar edhe rreth arritjes së objektivave të shtetit të Kosovës.
“Me gjithë sfidat e shumta në Kosovë, dita-ditës po krijohet një ambient i mirë për përfshirje të grave dhe vajzave në vendimmarrje“, ka thënë ajo.
Ajo ka vlerësuar më tej punën e mirë që ka bërë dhe po e vazhdon ta bëjë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në arritjen e objektivave gjinore.
Gjatë këtij takimi, shteti ynë është vlerësuar dhe cilësuar nga gratë pjesëmarrëse si shembull i mirë bashkëpunimi në mes të grave deputete në Kuvendin e Kosovës.