Deliu-Kodra: Opozita ka terrorizuar opinionin me dhunë; Ismaili: S’i lejojmë hajnat ta mposhtin vendin

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se Opozita nuk do të lejojë asnjëherë që “hajnat ta mposhtin këtë vend”.

“Ky është dallimi në mes meje si luftëtar dhe atyre të PDK-së”, ka deklaruar Ismaili. “Ne kemi në pushtet njerëz të cilët e konsiderojnë veten mbi ligjin, e dini mirë se për kë e kam fjalën. ‘Zajednica’ s’e përfaqëson shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e si rrjedhojë shumica e popullatës është kundër saj”.

Kurse i pyetur se si mund të normalizohet situata në vend, ai pa potencuar se kjo “është fare e thjesht”: “Nëse doni ta normalizoni situatën në Kosovë, tërhiqeni nënshkrimin”.

Ismaili, bashkë me mysafiren tjetër në Info Magazine, deputeten e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, janë ballafaquar me opinione edhe për mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Në anën tjetër, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar në këtë emision se sot në Kuvend është tejkaluar çdo situatë normale. Ajo tha se Qeveria nuk kishte mundësi të mbante seancë plenare në kushte të tilla.

Ndërsa, për lëndimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Deliu-Kodra tha se i vjen keq për lëndimin e secilit deputetë, por beson se sot Hahxhiu e mori mesazhin se nuk duhet të shkaktohet dhunë.

“Pamjet e sotme e kanë tejkaluar çdo normalitet brenda një vendi ku do të duhej të zhvillohej debat. Ka pasur gaz lotsjellës dhe sprej që u është hedhur pjesëtarëve të policisë”.

“Besoj se Albulena Haxhiu pasi ra viktimë e kësaj dhune; e ka marrë mesazhin e qartë se s’duhet përdorur dhunë. Kur ka filluar protesta, jashtë ka qenë e pamundur që të observohet situata dhe të mbrohen veturat nga dëmtimi”, ka thënë ajo

Ajo tha se nëse se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe s’është në përputhje me kushtetutën, “ne natyrisht se do të reflektojmë”.

“E keni terrorizuar opinionin me dhunë dhe s’po lejoni asnjë argument të thuhet në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së, e ka akuzuar për shpifje Ismailin.

“Deputeti Fisnik Ismaili ka shpifur për Latif Gashin kur e ka quajtur kriminel. Një deputet s’mund të flasë në atë mënyrë, pa asnjë bazë për të ngritur akuza të tilla. Është e turpshme ajo që po bën opozita”, ka thënë ajo. /Klan Kosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deliu-kodra-opozita-ka-terrorizuar-opinionin-me-dhune-ismaili-si-lejojme-hajnat-ta-mposhtin-vendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala