Delawie: Shumë i dëshpëruar me opozitën

Greg Delawie ambasadori amerikan , përmes një konference për media ka thënë se është i dëshpëruar me liderët e tri partive opozitare.
“Jam thellësisisht i dëshpëruar dhe i zhgënjyer me liderët e AAK-së, NISMA-s dhe Vetëvendosjes që pas një proteste paqësore që u zhvillua pak ditë më parë të ketë një situatë të tillë që dëmton një të ardhme të Kosovës”.
Sipas Delawie, ata që po hedhin gazin lotsjellës po i’a mohojnë qytetarëve që të jetojnë në një vend të pavarur dhe të lirë.
“Më në fund mund të them se 17 vjet më parë, shumë qytetarë kanë luftuar dhe vdiqën për pavarësinë e vendit, kanë ëndërruar të jetojnë një shtet të pavarur dhe demokratik pa skena të tilla”.