Delawie: Kuvendi s’është vend për armë, as për dhunë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie, tha se Kuvendi nuk është vend për armë, për pengesa, ose për dhunë. Nëse vazhdon ky konfrontim, e ardhmja e Kosovës në Evropë do të vonohet, si dëmi më i vogël në skenarin më të mirë.

“Korrupsioni vazhdon të pengojë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie para pjesëtarëve të komunitetit të biznesit në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë të cilës ai është emëruar zyrtarisht Anëtar Nderi i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.

Ai ftoi komunitetin e biznesit të ngre zërin dhe të vazhdojë të luftojë për të ardhmen ekonomike të shtetit, meqë nuk ka më kohë për t’u humbur.

Ambasadori Delawie falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në rolin e saj udhëheqës në ngritjen e zërit për çështjet që preokupojnë komunitetin e biznesit. Delawie shtoi se zgjidhja e krizës politike dhe funksionalizimi i Kuvendit janë të nevojshme për të përmirësuar ekonominë.

“Kuvendi nuk është vend për armë, për pengesa, ose për dhunë. Nëse vazhdon ky konfrontim, e ardhmja e Kosovës në Evropë do të vonohet, si dëmi më i vogël në skenarin më të mirë. I dëshiroj presidentes Jahjaga gjithë të mirat në përpjekjet e saj për të promovuar dialogun politik,” theksoi ambasadori amerikan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/delawie-kuvendi-seshte-vend-per-arme-as-per-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala