Delawie: Korrupsioni pengesë kryesore për zhvillimin ekonomik

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur se zhvillimet e fundit në Kuvend janë pengesë për ecjen përpara të vendit.

Sipas tij, pengesë më e madhe për rritjen ekonomike vazhdon të mbetet korrupsioni.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë ku është bërë prezantimi i strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik.

Delawie është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e Kosovës duke mbështetur më së shumti të rinjtë që sipas tij janë aseti më i madh që ka Kosova.

Ai tha se do të investohet në kapitalin njerëzor përmes bursave ndërsa do të punohet edhe në sektorin e drejtësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/delawie-korrupsioni-pengese-kryesore-per-zhvillimin-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala