Delawie, ka një mesazh për opozitën

Autori:Avdyl Pajaziti

Greg Delawie, ka thënë se me Veselin kanë diskutuar rreth asaj se sa kritike dhe e rëndësishme është që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë seancën nesër dhe të miratojë ligje që janë qenësore për Kosovën.

“Investitorët po i shohin imazhet e dhunës dhe kaosit. Kjo nuk është gjë e mirë për Kosovën”.

Ai ka shtuar se në këtë drejtim e ka një mesazh për ata që kanë sjellë armë në Kuvend.

“Ju po e dëmtoni ekonominë e Kosovës, ju po e izoloni Kosovën drejt integrimeve, liberalizimin e vizave dhe njohjet”, ka thënë Delawie.

Ndërkaq kryekuvendari Veseli ka theksuar se i ka dhënë premtimin ambasadorit Delawie se Kosova do të jetë storie suksesit.

“Parlamenti nuk është vendi ku duhet të ketë bllokadë, është vendi ku duhet të komunikojmë bashkërisht. Nëse ka vend ku mund të shprehet patriotizmi jonë qytetar është parlamenti”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që shqetësimet e tyre, qofshin ato të Asociacionit apo demarkacionit ti shprehin në sallën e Kuvendit.

“Mos të bëhemi storie të situatave të rënda”, ka thënë më tej Veseli. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/delawie-ka-nje-mesazh-per-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala