Delawie: do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gregory T. Delawie.

Thaçi u shpreh se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë marrëdhënie të veçanta dhe se këto raporte mes dy shteteve vetëm se do të forcohen edhe më tutje.

“Kemi pasur dhe gjithmonë do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA-në, me të cilën gëzojmë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Delawie për të arriturat e fundit që ka shënuar Kosova, për projektet që vendi ka para vetes, me theks të posaçëm në investimet në ekonomi dhe siguri por edhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.
Ambasadori amerikan Delawie u shpreh i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë dhe u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Kosovën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/delawie-do-te-vazhdoje-bashkepunimin-e-mire-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala