Delawie: Dhuna dëmton reputacionin e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i ShBA-s në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar veprimet e djeshme të opozitës.

“Ambasada e ShBA-së dënon dhunën me qëllim të arritjes së qëllimeve politike”, ka thënë Delawie.

“Ligji duhet respektuar sepse dhuna politike dëmton reputacionin politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Ai ka shtuar se policia ka bërë punë të mirë, ndërsa ka bërë thirrje për respektim të ligjit.

“Përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizëm, ndërsa kërkojmë nga të gjithë që t’i binden ligjit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/delawie-dhuna-demton-reputacionin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala