Delawie: Amerika do bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës për rezultat në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se vendi e tij e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO.

“Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për një rezultat pozitiv në asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s” tha ai, njofton Klan Kosova.

Ai këto deklarata i bëri gjatë një aktiviteti në Shipol të Mitrovicës.

Diplomati amerikan njëherit theksoi se SHBA-të janë të interesuar për mbrojtjen e të gjitha monumenteve fetare dhe kulturore të të gjitha nacionaliteteve në territorin e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/delawie-amerika-do-bashkepunoje-me-qeverine-e-kosoves-per-rezultat-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala