Del nga qelia e burgut, partia e emëron drejtor burgu

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndoshta vlerësuan se dënimi me burg në CV, ishte një përparësi që e ndihmonte për menaxhimin e burgut. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe përzgjedhja e Saimir Allushit, drejtor i burgut 313 në Tiranë, i emëruar në këtë post, në vitin 2013. Një nga burgjet e sigurisë së lartë, iu la në menaxhim një ish të burgosuri.

Në vendimin e siguruar të dënimit të tij në vitin 1994, kur Allushi është dënuar nga gjykata me një kohë relativisht të shkurtër dënimi, e barasvlershme me kohën që e paraburgimit.

Vepra penale në vetvete nuk përbën një krim të rëndë. Gjykata e dënoi për sjellje të padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi. 

Në atë kohë 21 vjeçar, Saimir Allushi është ndaluar nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij dhe në një zonë të populluar ka nisur të xhirojë gomat e mjetit dhe të bëjë rrotullime me makinë në rrugë.

Është e vërtetë se vitet e fundit, në media u publikuan histori vrasësish, pengmarrësish apo trafikantë që arritën poste të larta në politikë apo administratë, por në asnjë rast nuk kishte ndodhur që një ish të burgosuri t’i besohej drejtimi i burgut. /Lapsi.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/del-nga-qelia-e-burgut-partia-e-emeron-drejtor-burgu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala