Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si i duket jeta moderne (Video)

Otis Johnson ka qenë i burgosur për 44 vjet sepse kishte tentuar ta vriste një polic.
Ai ishte 25 vjeçar kur u dënua me burg e tashmë është 69 vjeç kur për herë të parë është ballafaquar me jetën jashtë grilave.
Jashtë tyre, ai kuptoi që bota ka ndryshuar shumë e madje tani është një vend tërësisht tjetër – shumë më dinamike në krahasim me botën që la pas në fund të viteve 60-ta.
Në një intervistë për Al Jazeera, Johnson që së fundmi ka vizituar Times Square në New York City, ai ishte surprizuar dhe konfuz me botën moderne dhe teknologjinë që e rrethonte.
Njerëzit me “tela në veshë” duke dëgjuar muzikë që duken sikurse agjentë të CIA e kalimtarët “duke folur me veten” në iPhone.
Johnson na tregon një perspetivë interesante për botën tonë moderne dhe teknologjinë që ndoshta ne i marrim si të mirëqena.
Pavarësisht gjithë këto gjëra me të cilat ballafaqohet, Johnson shprehet i lumtur që është rikthyer në shoqëri.
“Është shumë mirë që të jesh i lirë”.
Sidoqoftë jeta e tij prapa grilave, ka lënë shenja të pariparueshme në jetën e tij.
Ai më nuk ka kontakte me familjen e tij dhe ka kujtime të rralla me dy mbesat e saj që tani duhet të jenë gra të moshës së mesme.