Dekretohen 13 prokurorë nga presidentja

Autori:Gazeta Fjala

13 prokurorë janë dekretuar sot nga Presidentja Jahjaga dhe kanë dhënë betimin në kabinetin e saj, njofton Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë.

Sipas këtij njoftimi  i pranishëm në ceremoninë e dekretimit dhe betimit ishte edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, transmeton Gazeta Fjala.

Merita Shala-Muhaxhiri, Nebahate Salihu, Bashkim Zeqaj, Ajshe Ferati, Rexhep Maqedonci, Musa Mehaj dhe Hava Krasniqi do të punojnë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Kujtesa Fazliu në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Zejnullah Gashi në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ramiz Buzhala dhe Mone Syla në Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Visar Musa e Besim Susuri në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. / Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dekretohen-13-prokurore-nga-presidentja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala