Dehjet nëpër ahengje po rrisin numrin e aksidenteve, tri raste mbrëmë në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Pak pas mesnate në dy rrugë magjistrale kanë ndodhur tri aksidente trafiku që për pasojë kanë mbetur nëntë persona të lënduar dhe gjashtë vetura të shkatërruara.

Incidenti i parë ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës me ç ‘rast është shkelur një këmbësor ndërsa automjeti i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ende pa u kryer hetimet fillestare për veturën që kishte ikur, ka ndodhur rasti i dytë në fshatin Landovicë ku kanë qenë të përfshira tri vetura me katër persona të lënduar.

Gjatë kohës kur policia ende po merrej me rastin në Landovicë kishte ndodhur edhe një aksident tjetër në afërsi të fshatit Korishë. Në këtë aksident janë përfshi tri vetura ndërkaq janë lënduar katër persona.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar me automjete të emergjencës dhe vetura private në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Vlen të theksohet fakti se tri vetura kanë qenë me targa vendore ndërsa tri me targa zvicerane. Po ashtu, pothuajse të gjithë posa kishin dalë nga restorantet e dasmave apo kafenetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek shoferët që mos të konsumojnë pije alkoolike nëse duan të drejtojnë automjete sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dehjet-neper-ahengje-po-rrisin-numrin-e-aksidenteve-tri-raste-mbreme-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala