Dega e PDK-së në Mitrovicë ankohet për rrugët e papastruara

Autori:Avdyl Pajaziti

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përmes një komunikate kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me gjendjen e rrugëve në qytet si dhe në fshatrja pas reshjeve të borës.

Sipas tyre kjo është papërgjegjësia e drejtuesve komunal që kanë dështuar plotësisht në pastrimin e tyre.

Përderisa rrugët magjistrale janë të pastruara, në momentin që hyn në qytet gjendesh në rrugë që ngjajnë në një fushë hokeji me akull.

Sipas PDK-së, një situatë e tillë në rrugët e Mitrovicës nuk mbahet mend.

Për shkak të kësaj gjendje, shumë qytetatarë janë  ankuar, mirëpo për fat të keq kjo gjë ka hasur në vesh të shurdhër të zyrtarëve komunal.

Kjo sipas tyre e nxjerr në sheh një kryetar të papërgjegjshëm, të dështuar e që nuk përfill shqetësimet e qyetatërve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dega-e-pdk-se-ne-mitrovice-ankohet-per-rruget-e-papastruara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala