Deda: Veprimet e Vetëvendosjes janë “non sens”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ilir Deda, ndonëse është pjesë e Vetëvendosjes, nuk pranon që në emër të mbrojtjes së pronës publike të dëmtohet prona publike, madje edhe vet qyteti që udhëhiqet nga VV-ja.

Në Rubikon të KTV-së, Deda veprimet e partisë së tij i quan non sens politik, e që sipas tij, janë larg të qenit shpresa e popullit.

Edhe pse, sipas tij, marrëveshjet me Serbinë janë të rrezikshme, nuk guxojmë të promovojmë anarkinë në vend.

Deda, i cili kohëve të fundit ishte kundërshtuar nga bashkëpartiakët e tij, duke u quajtur njëri pa thellësi mendimi dhe njeri që nuk përfaqëson Vetëvendosjen, thotë se nuk e ka ndërmend të bëhet interesant, pasi një kohë të gjatë është pjesë e skenës politike. Veprimet e fundit i sheh si mungesë argumentesh brenda VV-së, ndërsa potencon se si deputet i zgjedhur askush nuk mund t’ia imponojë qëndrimet.

Në një intervistë të gjatë, Deda ka komentuar edhe ndryshimet brenda Vetëvendosjes dhe ndryshimet konceptuale mes Kurtit e Ymerit. Duke vazhduar të jetë pjesë e Vetëvendosjes, Deda ka porositur kolegët që të relaksohen, pasi mendimi ndryshe nuk do të thotë kundërshtim e as shkatërrim i Vetëvendosjes, përkundrazi është emancipim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deda-veprimet-e-vetevendosjes-jane-non-sens/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala