Deda tregon se pse është “ndarë” nga Opozita për MSA-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka vlerësuar se marrëveshja për MSA-në, përkatësisht dokumenti i saj është shumë më i “avancuar” se sa draftligjet e mëhershme.

“Të kishte me qenë drafti i parë ose i dyti, unë nuk do ta votoja ligjin për MSA-në. Po them që nuk është dokument ideal, por evoluimi i tij ka qenë pozitiv”, ka thënë Deda në emisioni Info-Box të RTV Dukagjinit.

Dhe sipas tij, kjo është arsyeja se pse ai është “ndarë” nga Opozita.

“Opinini opozitar apo opinioni antiqeveritar nuk është i gjithi kundër MSA-së dhe unë e përfaqësoj edhe atë”, ka shtuar më tej Deda, transmeton Telegrafi.

Ai ka folur edhe rreth krizës së Kuvendit të Kosovës, përkatësisht paralajmërimeve të Opozitës se do të vazhdojnë përsëri me bllokimin e Kuvendit.

“Thirrjen për marrëveshje duhet ta bëjë pushteti dhe të hyjë në dialog pa paragjykim të rezultatit me partitë opozitare. Kuvendi nuk është zgjidhja e marrëveshjeve me Serbinë, zgjidhje është konsensusi dhe marrëveshja me partitë opozitare”, ka shtuar më tej Deda.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deda-tregon-se-pse-eshte-ndare-nga-opozita-per-msa-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala