Deda: Tani në UP do rehatohen ata që blejnë grada akademike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të UP-së Ramadan Zejnullahu.
Sipas Dedës, pa Zejnullahun nuk do të ketë përparim në arsim, por rehatim të atyre që blejnë gradat akademike.
“Hapi më afër UNESCO’s – që është për tu përshëndetur – zhvlerësohet me shkarkimin e rektorit Zejnullahu. Ramadan Zejnullahu është i vetmi që tentoi që UP-në ta ndërtojë në institucion të dijes, arsimit e shkencës. Pa te nuk ka përparim në arsim, po rahatim të gjithë atyre që i blenë gradat akademike. #meRektorin!”, ka shkruar Deda në Facebook