Deda: Referendumi zhbllokon punën e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda, ka vlerësuar se e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës politike është arritja e një marrëveshje në mes të pesë subjekteve parlamentare ose mbajtja e referendumit.

Nëse nuk ndodh kjo atëherë, sipas tij, marrëveshjet duhet të dërgohen në Komisionin e Venedikut, sepse zgjidhje tjetër nuk ka.

Deda për ‘Epokën e Re’ ka thënë se seanca e fundit e Kuvendit nuk është dashur të mbahet në mënyrë që ti jepet kohë presidentes Atifete Jahjaga ta përfundojë iniciativën e nisur për dialog.

Ai ka thënë se vendorët duhet ta zgjidhin vetë krizën aktuale.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deda-referendumi-zhbllokon-punen-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala