Deda: “Opozita është kundër Qeverisë, e jo MSA-së”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda kaq thënë se opozita është kundër Qeverisë së Kosovës, por jo kundër MSA-së.

“Ju kujtohet se ky peces e ka një fillim, fillimi i MSA-së ka qenë në vitin 2011, neve askush nuk na e ka dhënë MSA-në, por e kemi kërkuar vet. Sot duhet të falënderohen edhe njerëzit që ishin nismëtarë të kësaj, Venera Hajrullahu, Qendrim Gashi, Ramush Tahiri, Vlora Çitaku, Bekim Çollaku, Mimoza Kusari, Arbër Vllahiu”, ka thënë Deda në seancën për ratifikimin e MSA-së, raporton Indeksonline.

“Ne sot kemi arritur tek pika e ratifikimit të MSA-së. MSA-ja nhuk është integrim në BE, MSA_ja është asocim ekonomik në mes Kosovës dhe BE-së. Kjo MSA nuk është 100% e njejtë me ato të vendeve të tjera, por kjo MSA është më e mirë se procese të tjera, dhe është mundësi për zhvillim ekonomik”, ka thënë tutje Deda.

“MSA-ja e cila ratifikohet këtu na obligon neve por edhe vendet e tjera që ta zabtojnë atë”, tha deputeti Deda./Indeksonline

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/deda-opozita-eshte-kunder-qeverise-e-jo-msa-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala