Deçani i bën homazhe Beg Rizajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Pallatin e Kulturës “Jusu Gërvalla” në Deçan kanë filluar homazhet në nderim të të të rënit në Kumanovë Beg Rizaj.

Para arkivolit të Beg Rizajt të mbuluar me flamurin kombëtar po bëjnë roje nderi bashkëqytetarë të tij të veshur me uniforma të UÇK-së.

Në ndërkohë shumë qytetarë të Deçanit kanë filluar të bëjnë homazhe para arkivolit të ish – luftëtarit të UÇK-së.

Sot në orën pritet të mbahet tubimi mortor në sheshin e Deçanit.

Foto nga homazhet në Koha.net i dërgoi një lexues nga Deçani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/decani-i-ben-homazhe-beg-rizajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala