Deçan – I hedhin granatë në oborr, i dëmtojnë makinën

Autori:Gazeta Fjala

Nga shpërthimi i kësaj bombe nuk raportohet të ketë të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Një ankues në Deçan ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij, njoftoi policia. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit e cila ishte e parkuar në oborr.
Në vendin e ngjarjes rreth 30 m larg vendit të shpërthimit është gjetur një dorëz që dyshohet të jetë e granatës së dorës. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/decan-i-hedhin-granate-ne-oborr-i-demtojne-makinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala