Debat për migrimin

Deputetët e kuvendit të premten në orën 10 do të nisin një seance të re të legjislativit kosovarë. Ndër të tjerash deputetet në këtë séance do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjimin e komunikimeve elektronike. Gjithashtu pika e fundit e rendit të ditës i është rezervuar debatit migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës.