Debat për luftën kundër pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve

Grupi për Studime Juridike organizon panelin diskutues me temë “Lufta Kundër Pasurimit të Paligjshëm të Zyrtarëve të Lartë në Kosovë: Çfarë është progresi aktual?”
Ky Panel Diskutues, sipas organizatorit, ka për qëllim të diskutojë mbi rezultatet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke vënë në pah mekanizmat e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Duke marrë parasysh rolin që mekanizmi i konfiskimit të pasurisë ka në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, GSJP synon që nëpërmjet këtij paneli të hapë diskutimin mbi sfidat e secilit institucion relevant në këtë fushë dhe mundësitë për të përmirësuar këtë sistem, thuhet në komunikatë.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë një raport politikash të titulluar “Konfiskimi i pasurisë së paligjshme në Kosovë: Koha për një politikë të re?”.