Daviet: Kosova dhe kosovarët pranë popullit francez, përjetë mirënjohës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, është shprehur mirënjohëse ndaj autoriteteve kosovare dhe popullit të Kosovës, për solidaritetin dhe dhembjen e treguar pas sulmeve të djeshme terroriste në Paris ku humbën jetën mbi 150 persona.

“Jam duke lexuar të gjitha deklarimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ajo çfarë mund të them unë në autoritetin tim, është se e gjith Kosova dhe gjithë kosovarët po qëndrojnë prapa Francës dhe francezëve në këto momente të vështira. Për këtë u jam përjetë mirënjohëse”, tha ambasadorja Daviet për RTV Dukgjini.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daviet-kosova-dhe-kosovaret-prane-popullit-francez-perjete-mirenjohes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala