Daut Haradinaj thotë se Kryeministri po i mashtron veteranët

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se premtimet e kryeministrit Isa Mustafa se do sigurohen fonde për pensionet e veteranëve të UÇK-së, s’janë asgjë më tepër se sa mashtrimi i radhës i tij, që për qëllim të vetëm ka mbijetesën e këtij koalicioni.

“Zgjidhja e problemit të veteranëve është me largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Veteranët dhe populli i Kosovës do të bashkohen te sheshi më 17 shkurt”, ka shkruar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-thote-se-kryeministri-po-i-mashtron-veteranet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala