Daut Haradinaj: Të bashkohemi në Nëntorin e Tretë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar të opozitës më 28 nëntor.

Ai në një shënim në facebook ka theksuar se nëntori i tretë nuk do të lejoj përmbysjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do të lejoj humbjen e territoreve.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Të bashkohemi në Nëntorin e tretë

Ky 28 nëntor duhet të na bashkojë sikur nëntorët e mëdhenj të historisë! Manifestimi i qytetëruar i yni, është rast për të bindur vendimmarrësit, kushdo qofshin ata, se ky popull nuk lejon përmbysjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse nuk lejon humbjen e territoreve tona.

Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit.

Ne do të festojmë por edhe do ta dërgojmë masazhin tonë të fuqishêm për Kosovën, ashtu siç e meriton kjo ditë e madhe!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-te-bashkohemi-ne-nentorin-e-trete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala